Argjentina është rikthyer në shtëpi, pasi nuk arriti dot të mbronte trofeun e Kupës së Botës, të fituar 4 vite më parë në Katar. Amerikano-latinët u mundën në finale 1-0 nga Spanja, falë golit të Ferran Torres në pjesëne dytë të shtesës prej 30 minutash.
Mediet vendase kanë analizuar golin vendimtar të shënuar nga Ferran Torres në minutën e 106-të dhe kanë bërë “fajtor” për këtë gol, Giuliano Simeone, i cili akuzohet për “markimin” e dobët ndaj sulmuesit spanjoll.
La Nacion thekson se anësori argjentinas “ndaloi plotësisht dhe humbi interesin për Torres” për të rregulluar diçka në këpucën e tij të djathtë. Sulmuesi spanjoll më pas vazhdoi vrapimin e tij dhe e gjeti veten një me një me Emiliano Martinez, duke dërguar topin në rrjetë.
Vetë lojtari i Atletico Madridit, kërkoi ndjesë përmes një postimi në rrjetet sociale. “E gjitha çfarë mund të bëj është të kërkoj falje që nuk munda t’ju sjell Kupën”, ishte reagimi i Simeone-s.







