PSG arrin marrëveshjen personale me Torres, por një tjetër klub i madh futet në garë për sulmuesin

21 Korrik 2026
21:40
Telesport
back button

Pavarësisht se është raportuar shpesh nga medie dhe burime të ndryshme që PSG ka arritur marrëveshjen për kushtet personale me Ferran Torres, kjo nuk e pengon aspak Liverpool-in të futet në garë për transferimin e mundshëm të sulmuesit spanjoll.

Andoni Iraola ka përzgjedhur pikërisht heroin e finales së Botërorit, për të forcuar sulmin për sezonin e ri. Duke qenë se Hugo Ekitike pritet të rikthehet në fushë të vitit dhe do të dojë kohën e nevojshme për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme, Ferran Torres shihet si zgjidhja ideale për sulmin e të kuqve.

Duke qenë se sulmuesi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën, çmimi i tij në treg është 50 milionë euro, gjë që nuk ndodh shpesh në kohën e sotme. Prandaj, interesi i PSG-së dhe Liverpool-it është shumë i madh për Torres.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit