6 gola të shënuar në Rrogozhinë, por nuk ka fitues në Egnatia-Celje (video)

22 Korrik 2026
22:53
Telesport
back button

Në një stadium të tejmbushur plot na kapacitetin e tij maksimal, Egnatia ka barazuar 3-3 ndaj Celje, në ndeshjen e parë në raundin e dytë kualifikues në Champions League.

Rrogozhinasit e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin që në minutën e 7-të. Pas një krosimi nga këndi të Altin Kryeziut dhe goditjes me kokë të Eneo Bitrit, topi u devijua nga një kundërshtar dhe përfundoi në rrjetë.

Në minutën e 16-të, Egnatia humb sulmuesin kryesor, Soumaila Bakayoko, i cili largohet i dëmtuar, del me barrelë nga fusha dhe në vend të tij aktivizohet Daniel Adjessa.

Barazimi i sllovenëve erdhi në minutat shtesë, ku barazuan shifrat me Mario Kvesic, i cili shtyu topin në rrjetë, pas një krosimi nga goditja e këndit nga Svit Seslar.

Pjesa e dytë ishte akoma edhe më e bukur. Miqtë kaluan dy herë në avantazh me golat e Armandas Kucys 54′ dhe Kvesic 66′. Rrogozhinasit barazuan dy ehrë shifrat me Fernando Medeiros 58′ dhe Ibrahim Diabate 78′. Rezultati final 3-3. Ndeshje e kthimit do të luhet pas një jave në Slloveni.

SHIKOGOLIN1TEEGNATIA

SHIKOGOLIN2TEEGNATIA

SHIKOGOLIN3TEEGNATIA

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit