Sulmuesi i kombëtares shqiptare Myrto Ozuni ishte heroi i skuadrës së tij Autin FC, në fitoren 3-1 ndaj Seatle Sounders, ndeshje e luajtur në “Q2 Stadium”. Ai realizoi golin e avantazhit 2-1 në minutën e 86-të.
Skuadra e tij kishte kohë që nuk fitonte në MLS dhe ky sukses i jep frymëmarrje ekipit amerikan. Kur ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit, Ozuni realizoi 4 minuta nga fundi (goli i tretë u shënua në minutën e 92-të).
Sulmuesi shqiptar luajti për 90 minuta dhe pas golit u ndëshkua me karton të verdhë, pasi hoqi fanellën. Paraqitja e Ozuni u vlerësua nga specialistët, duke mbajtur nën presion vazhdimisht mbrojtjen kundërshtare.
Për Ozuni, ky ishte goli i gjashtë në kampionat në 14 ndeshje të luajtura këtë sezon, i 12-ti për të në MLS (43 ndeshje në total). Për pasojë, sulmuesi shqiptar është golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij.







