Fenerbahçe është futur seriozisht në garë për Rafa Leaon. Pas zërave që e lidhnin me Barcelonën dhe Premier League, e ardhmja e portugezit mund të jetë në Turqi. Sipas “Gazzetta dello Sport”, klubi turk është gati t’i ofrojë 8 milionë euro neto në sezon, plus 1.5 milionë bonuse nëse kalon 20 ndeshje; 1.5 milionë nëse shënon 15 gola dhe 1 milion të tjera në rast fitimi të kampionatit, për një total deri në 12 milionë euro në vit.
Fenerbahçe synon gjithashtu t’i paraqesë Milanit një ofertë pranë 50 milionë eurove, bonuset të përfshira, me ndërmjetësimin e agjentit Jorge Mendes. Pengesa kryesore mbeten rregullat e Superligës Turke, që lejojnë vetëm 14 lojtarë të huaj, ndërsa aktualisht klubi ka 23.
Milani pret Leaon në grumbullimin në Perth dhe ka gati alternativën, Konstantinos Karetsas të Genk. Nga Brazili, Leao deklaroi: “Milani është një klub që më ka pritur dhe më ka dhënë shumë. Synoj gjëra të reja, por jam ende nën kontratë me Milanin dhe, për sa kohë do ta vesh këtë fanellë, do të jap maksimumin”.
Ai shtoi për Corinthians: “Ndoshta një ditë luaj këtu, askush nuk e di çfarë rezervon e ardhmja”.







