“Sot më duhet të shkruaj fjalët më të vështira të karrierës sime”; Otamendi i jep lamtumirën Argjentinës

24 Korrik 2026
10:40
Alfred Lleshi
back button

Nicolás Otamendi ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Argjentinës pas humbjes në finalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës. Mbrojtësi publikoi një mesazh prekës në Instagram:

“Sot më duhet të shkruaj fjalët më të vështira të karrierës sime. Fati deshi që ndeshja ime e fundit të ishte një finale e Kupës së Botës. Nuk ishte rezultati që dëshironim, por largohem me kokën lart, duke e ditur se kjo skuadër dha gjithçka deri në sekondën e fundit”.

Ish-lojtari i Manchester City dhe Benfica, që aktualisht aktivizohet te River Plate, falënderoi gjithashtu vendin e tij për gjithçka që përjetoi me fanellën bardhekaltër.

“Faleminderit Argjentinë që më lejove të realizoja ëndrrën për t’u bërë kampion bote”, – shkroi Otamendi, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij me përfaqësuesen argjentinase.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit