Pas fitores së Spanjës në Kupën e Botës 2026, në qendër të vëmendjes është një çift i ri i mundshëm; Ferran Torres dhe këngëtarja Ana Mena. Sulmuesi i Barcelonës shënoi golin vendimtar ndaj Argjentinës në finale, ndërsa Ana Mena është një artiste nga Malaga, e njohur për hitet verore me Fred De Palma dhe Rocco Hunt.
Sipas mediave spanjolle, të dy kanë nisur të afrohen gjatë festimeve të kombëtares në Madrid, në “Plaza de Cibeles”. Ana Mena u shfaq në skenë me fanellën me numrin 7, një dedikim i dukshëm për Ferran. Më pas, ata u panë bashkë edhe në festën private pas ceremonisë. “Flirtuan gjatë gjithë kohës. Kishte shumë mirëkuptim dhe kimi mes tyre”, – kanë deklaruar disa të pranishëm.
Në rrjetet sociale u publikua një foto ku shfaqen duke kërcyer së bashku, por asnjëri nuk e ka konfirmuar apo mohuar lidhjen. Ferran më parë ka qenë në lidhje me Sira Martínez, vajzën e Luis Enrique (2012-2023), ndërsa Ana Mena ka pasur lidhje me futbollistin Brahim Díaz dhe një flirt me Carlos Alcaraz. Nga 2024 deri më 2026 ishte e lidhur me aktorin Óscar Casas.







