Jo vetëm “kasap”, ana tjetër e Paredes: Nuk iu japim rëndësi teorive konspirative, Spanja ishte superiore

24 Korrik 2026
11:53
Alfred Lleshi
back button

Leandro Paredes u rikthye te Boca Juniors pas pjesëmarrjes me Argjentinën në Botërorin 2026 dhe foli për humbjen në finalen ndaj Spanjës. Pas fitores 1-0 kundër O’Higgins në Kupën Sudamerikane, mesfushori u pyet për teoritë që pretendojnë se finalja u ndikua nga faktorë të jashtëm.

“Nuk iu japim rëndësi këtyre teorive. E dimë që bëmë një Botëror të madh, ndërsa në finale Spanja ishte superiore. E meritoi të fitonte dhe e meritoi të bëhej kampione bote”, – deklaroi Paredes. Ai pranoi zhgënjimin: “Na mbetet shija e hidhur që nuk arritëm objektivin, por kemi krenarinë që dhamë gjithçka”.

Paredes la pezull edhe të ardhmen me kombëtaren: “Nuk e di nëse jam gati të vazhdoj. Është një proces që duhet ta përtypësh dhe ta mendosh”. 32-vjeçari tha se humbja e një finaleje Botërori do të dhembë gjatë, edhe pse Argjentina ka kaluar një cikël të jashtëzakonshëm. “Bëmë një Botëror ku argjentinasit u krenuan me ne dhe kjo është shumë e bukur. Për këtë jam i lumtur”, – shtoi ish-lojtari i PSG dhe Romës.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit