“Braktisi” Santosin për të luajtur poker, shpërthen Neymar: Merruni me jetën tuaj, jo me mua

24 Korrik 2026
13:03
Alfred Lleshi
back button

Neymar iu përgjigj kritikave pasi mori pjesë në një turne pokeri ndërsa Santosi luante ndeshjen e Kupës Sudamericana ndaj Universidad Central de Venezuela.

Sulmuesi brazilian tha se ishte në ditën e pushimit: “Isha këtu duke u përgatitur për stërvitjen e dytë dhe kujtova se, gjatë ditës sime të lirë, shumë njerëz filluan të flisnin se shkova të luaja poker”.

Ai shtoi me ironi: “U stërvita në mëngjes, nuk shkova në ndeshje dhe më pas u ktheva në stërvitje. Isha duke pushuar, por vazhdojnë të flasin. Po përgatitem për stërvitje. A mund të stërvitem apo do të vazhdojnë të më kritikojnë? Merruni me jetën tuaj”.

Neymar u rikthye te Santosi mbas pushimeve, pas Botërorit 2026, ku Brazili u eliminua nga Norvegjia në fazën e 1/8-ve. Ai nisi një program fizik të veçantë dhe nuk udhëtoi për ndeshjen e parë ndaj UCV, ku Santos fitoi 4-1. Braziliani 34-vjeçar pritet të rikthehet ndaj Chapecoenses. Ai është një tifoz i madh i pokerit dhe mori pjesë në një turne në Las Vegas pas eliminimit nga Botërori.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit