Real Madrid nuk e harron Olise, plani special i “Los Blancos” për yllin francez

25 Korrik 2026
14:48
Telesport
back button

Pavarësisht dëshirës së lojtarit për t’u transferuar te Real Madrid, Michael Olise duket se nuk do të largohet nga Bayern këtë verë. Për këtë arsye, madrilenët po punojnë për të finalizuar transferimin e Yan Diomande, që do të jetë mbi 100 milionë euro.

Sipas Fabrizio Romano, duke ditur që Real Madrid ka një marrëdhënie shumë të mirë me Bayern Munich dhe nuk do që ta prishë atë, për këtë arsye madrilenët nuk po shtyjnë më tej për transferimin e Olise këtë verë.

Megjithatë, kjo nuk e përjashton aspak mundësinë që Real Madrid të transferojë sulmuesin francez verën e ardhshme, pavarësisht nënshkrimit me Diomande.

Sipas raportimeve të ndryshme, në Madrid janë të sigurt për një gjë, që një ditë Michael Olise do të veshë fanellën e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit