Bayern ka një plan B nëse ikën Olise, 150 milionë euro për një tjetër francez

25 Korrik 2026
15:31
Telesport
back button

Bayern Munich po punon për një rinovim të kontratës aktuale të Michael Olise, e cila skadon në vitin 2029. Megjithatë, drejtuesit e klubit bavarez janë tashmë të vetëdijshëm për dëshirën e Olise për t’u transferuar te Real Madrid.

Ndaj, sipas Bild, Bayern po punon për një plan B, nëse Olise largohet. Klubi bavarez ka piketuar zëvendësuesin ideal të Olise dhe është një tjetër francez. bëhet fjalë për sulmuesin anësor të PSG-së, Desire Doue, i cili sezonin e kaluar kontriboi me 13 gola dhe 11 asiste.

Doue është nën kontratë me parizienët deri në vitin 2029 dhe kampionët në fuqi të Europës do të hiqnin dorë prej tij vetëm për një ofertë mbi 150 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit