Inter po has shumë vështirësi në merkato këtë verë, ku zikaltrit kanë humbur disa objektiva deri tani. Në pritje të përforcimeve të para, Inter ka vendosur të bëjë dy rinovime të rëndësishme në skuadrën aktuale.
Fabrizio Romano dhe La Gazzetta dello Sport zbulojnë se Inter dhe Yann Bisseck kanë rënë dakord për të rinovuar deri në vitin 2031, kontrata aktuale skadon në vitin 2029. Për gjermanin ka pasur një interes nga Bayern, ndaj zikaltrit duan ta “blindojnë” sa më gjatë.
Rinovimi i dytë do të jetë në sulm. Interi gjithashtu ka një marrëveshje për të zgjatur kontratën e Pio Esposito, po deri në vitin 2031.







