Max Allegri u shfaq i kënaqur pas paraqitjes së Napolit, pavarësisht mungesave të shumta: “Ishte një provë e mirë. Sot luajtëm më mirë dhe gjëja më e rëndësishme është që nuk pësuam gol. Edhe pse kemi shumë mungesa, skuadra ka vlera të rëndësishme”.
Për dëmtimin e Alessandro Buongiornos dhe mundësinë e afrimit të një mbrojtësi qendre, Allegri tha: “Për merkaton mendon klubi, ndërsa unë duhet të stërvis lojtarët. Deri në mbylljen e saj kanë mbetur edhe 35 ditë dhe aktualisht tregu është pothuajse i bllokuar, jo vetëm për Napolin. Do ta vlerësojmë me qetësi se çfarë duhet bërë”.
Duke folur për sulmuesit, ai shtoi: “Lucca e kam parë pak, sepse u dëmtua. Hojlund është një lojtar me fizik të fuqishëm, që ka nevojë të punojë për të arritur formën optimale, ashtu si edhe Rahmani. Jemi vetëm në ditën e dhjetë të përgatitjeve”.
Në fund, Allegri u ndal te Kevin De Bruyne: “Ai do të vijë shumë i motivuar. Na pret një sezon i rëndësishëm dhe kemi nevojë për një skuadër në lartësinë e tri kompeticioneve”.







