Sulmuesi i Liverpool, Federico Chiesa, shpreson të ketë një fillim të ri nën drejtimin e trajnerit të ri të “reds”, Andoni Iraola. Italiani ka nisur si titullar vetëm një ndeshje në Premier League në dy sezone nën drejtimin e paraardhësit të tij, Arne Slot.
28-vjeçari italian, u aktivizua nga stoli për të shënuar golin e tretë të ekipit të tij në fitoren 4-2 të së shtunës, në ndeshjen parasezonale kundër Sunderland. Kjo ishte ndeshja e parë të Iraola në krye të klubit.
“Bisedat e vetme që pata ishin për presionin dhe taktikat. Nuk e di, është e vështirë të thuhet se si do të jetë e ardhmja. Gjithmonë është një fillim i ri në fillim të vitit. Ndoshta ka pasur shumë fillime të reja”, tha Chiesa.
Më tej, sulmuesi italian komentoi: “Por, nuk më intereson, po përpiqem të bëj më të mirën time për këtë trajner të ri. Sezonin e kaluar nën drejtimin e Arne Slot, po përpiqesha të bëja më të mirën time”.
“Tani për tani, për momentin, jam i lumtur këtu në Liverpool. E dua klubin, i dua tifozët, dua gjithçka. Po bëj më të mirën që mundem për të pasur një shans këtu pastaj do të shohim. Për momentin, e vetmja gjë për të cilën po mendoj është Liverpool“, tha Chiesa.







