Enzo Maresca u shpreh në një deklaratë për mediat se për të është një privilegj të marrë përsipër detyrën nga Pep Guardiola si trajner te Manchester City. Ish-trajneri i Chelsea u emërua si pasardhës i spanjollit, që dha dorëheqjen në fund të sezonit të kaluar.
Në një konferencë për shtyp, trajneri italian tha: “Para së gjithash, duhet të them se është një privilegj. E kam thënë shumë herë se e konsideroj Pep ndoshta trajnerin më të mirë në botë në 20, 25 vitet e fundit. Por përsëri, është një sfidë. Është bukur. Është një privilegj.”
Guardiola u largua nga City si trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit, pasi kishte fituar 20 trofe në një periudhë të shkëlqyer 10-vjeçare. Maresca beson se klubi është i përgatitur mirë që suksesi të vazhdojë.
“Mendoj se klubi është gjëja kryesore. Ata kishin tre menaxherë në 17 vjet. Kjo nuk është normale, nuk ndodh shpesh. Pra, kjo është ndoshta një nga gjërat për të cilat jam i bindur se mund të bëjmë një punë të shkëlqyer”, u shpreh Enzo Maresca.







