Ndërsa Arsenal po planifikon të sjellë në Londër sulmuesin e Real Madrid, Vinicius Junior, një tjetër brazilian mund të lërë kampionët e Premier League. Qëndrimi i Gabriel Martinelli në “Emirates” është gjithnjë e më shumë në dilemë.
Sipas “TEAMtalk”, skuadra londineze dëshiron të nënshkruajë Vinicius Junior në merkaton e kësaj vere. Edhe skuadra e Real Madrid është treguar e gatshme ta shesë sulmuesin brazilian këtë verë nëse ai nuk nënshkruan një kontratë të re.
Kontrata e Vinicius Junior me “los blancos” skadon në verën e vitit 2026 dhe mësohet se përfaqësuesit e lojtarit kanë folur me ata të Arsenal. Madje kampionët e Anglisë synojnë ta bëjë atë futbollistin e tyre më të paguar.
Por ky afrim mund të sjellë largimin e Gabriel Martinelli, që nuk ka gjetur shumë hapësira sezonin e kaluar te Arsenal. Hapësira që mund të zvogëlohen edhe më shumë në rast se vjen patrioti dhe shoku i tij në kombëtare.
Ashtu si Vinicius Junior, edhe Martinelli luan në krahun e majtë. Martinelli, i cili ka ende edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij, do ta konsiderojë largimin vetëm për një mundësi që i përshtatet. Ndoshta në formë huazimi për një vit.








