Andoni Iraola: Ja se si do të jetë Liverpool im, dua që ta mbyllim kundërshtarin në zonën e tij

28 Korrik 2026
12:00
Telesport
back button

Andoni Iraola e nisi mbretërimin e tij në Liverpool me një fitore 4-2 kundër Sunderland në Nashville pak ditë më parë. Ajo çka u pa në këtë ndeshje është se tifozët e “reds” duhet ta shijojnë Iraola-ball më shumë sesa Slot-ball

Ishte kori i fishkëllimave që jehonin në Anfield në fund të barazimit të vakët të skuadrës së tij me Chelsea në maj që sinjalizoi se koha e Arne Slot si trajner i Liverpool kishte mbaruar.

Ndodhi vetëm 12 muaj pasi holandezi e kishte mbajtur lart trofeun e Premier League. Por, stili i ngadaltë dhe i mbushur me posedim të topit, me topin që lëvizte pafundësisht nga njëra anë në tjetrën, i kombinuar me një rënie në rezultate, i kishte kthyer tifozët vendas kundër tij.

Pasardhësi i tij favorizon një lloj tjetër futbolli, duke e shpjeguar vizionin e tij: “Dua që skuadra ime të jetë energjike, të jetë dinamike. Dua që të luajmë në gjysmëfushën e kundërshtarit sa më shumë që të mundemi, ndonjëherë me top, ndonjëherë pa top, dhe të përpiqemi ta mbytim kundërshtarin.

Ndeshja e parë ishte një pikënisje e mirë, por ende ka shumë për të përmirësuar”, deklaroi trajneri spanjoll, që tha se këto takime ndihmojnë në rritjen e besimit megjithëse në fund të fundit rezultati ishte i parëndësishëm.

Është ndeshja e parë. Mund të ndihesh i rëndë në këmbë, lojtarët kanë qenë duke u stërvitur. Pra, na mungonte pak freski. Por kjo do të na japë një pikënisje të mirë për të përmirësuar gjërat“, shtoi Iraola, që pret edhe lojtarët që ishin në botëror.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit