Chiellini refuzon postin e Maldinit tek Italia: Jam i lumtur te Juventusi, dua të mbështes Carnevalin

28 Korrik 2026
12:49
Alfred Lleshi
back button

“Doja vetëm të sqaroja, në lidhje me sa është raportuar nga disa media, se jam i lumtur me rolin tim te Juventusi dhe dua të mbështes Carnevalin në detyrën e tij”.

Kështu u shpreh Giorgio Chiellini, drejtues i Juventusit dhe anëtar i Këshillit Federal të Federatës Italiane të Futbollit në kuotën e Ligës, duke mohuar mundësinë që të bëhet drejtor teknik i kombëtares italiane, duke zëvendësuar Paolo Maldinin e tërhequr pas vetëm 16 ditësh. Ai e bëri deklaratën në hyrje të mbledhjes së Këshillit Federal të FIGC.

Ndërkohë, legjenda e Manchester United, Roy Keane, kritikoi ashpër Paolo Maldinin dhe Leonardon: “Sjellja e tyre nuk më pëlqeu aspak, ishte vërtet fëminore. Nuk mund të braktisësh një projekt vetëm sepse nuk u zgjodh trajneri yt i preferuar. Italia kishte nevojë për njerëz që merrnin përgjegjësi dhe sillnin ekuilibër. Tërheqja pas vetëm 16 ditësh dërgon një mesazh të gabuar për të gjithë të përfshirët”.

Pak ditë më parë edhe Gary Neville ishte shprehur: “Pse çështja Pirlo u ngrit vetëm kur ai u bë kandidati kryesor? Çfarë imazhi i keq për futbollin italian. Institucionet nuk duhet të punojnë kështu”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit