Fanella e legjendës amerikane të bejsbollit thyen rekordet e çdo ankandi, kalon edhe Michael Jordan

1 Gusht 2024
13:40
Telesport
back button

Një fanellë që i përket legjendës së bejsbollit amerikan, Babe Ruth ka thyer rekordin botëror për objektin sportiv më të shtrenjtë të shitur në ankand. Madje ankandi ende nuk ka përfunduar.

Oferta më e lartë për uniformën e veshur nga ylli i New York Yankees është aktualisht 13.3 milionë dollarë, përfshirë komisionet dhe shpenzimet. Gjithsesi, ankandi do të vazhdojë deri më 24 gusht dhe ekspertët e relikeve sportive vlerësojnë se oferta mund të rritet deri në 30 milionë dollarë.

Pavarësisht se sa do të jetë shifra përfundimtare, tashmë fanella e Babe Ruth i ka tejkaluar të gjitha rekordet e mëparshme. Rekordi mbahej nga një figurinë që përshkruante një tjetër të madh të Yankees, Mickey Mantle, e cila u shit për 12.6 milionë dollarë, në gusht 2022.

Duke iu rikthyer veshjeve, rekordi i më parshëm ishte vendosur në një ankand, në shtator të vitit 2022. Asokohe, një fanellë e veshur nga basketbollisti Michael Jordan gjatë ndeshjes 1 të finaleve të NBA, në vitin 1998, u shit për 10.1 milionë dollarë.

Fanella e Ruth, që po thyen rekordet, është veshur në një ndeshje të humbur nga Yankees, gjatë një loje historike kundër Chicago Cubs, gjatë Serisë Botërore 1932.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit