Ne menyre krejt te papritur – nisur edhe nga rezultati i ndeshjes se pare ne Islande – Egnatia bie në Shkodër dhe eliminohet nga UEFA Conference League. Kampionët e Shqipërisë u mposhtën 0-2 përballë Vikingur Reykjavik, me skuadrat islandeze që duket se e kanë kthyer në habitatin e preferuar impiantin “Loro Boriçi”, ku dy javë më parë, një tjetër skuadër ishullore triumfoi ne Shqiperi (Valuri eliminoi Vllazninë.)
Pavarësisht suksesit minimal 1-0 një javë më parë, Egnatia nuk ia doli të shfrytëzonte avantazhin duke mbyllur këtu rrugëtimin në arenën europiane, me islandezët të cilët përmbushën misionin e tyre. Sfida nisi me të dyja skuadrat kërkuese, teksa në minutën e 28-të Vikingur kaloi në avantazh falë një autogoli të Francois Dulysse. Një moment që ndryshoi simfoninë e takimit, me miqtë që kërkuan në maksimum të shfrytëzonin momentin, ndërsa në minutën e 45-të islandezët kërcënuan në dy momente portën e Dabjanit, por pa sukses.
Gjithsesi goli i dytë erdhi shumë shpejt, me fillimin e pjesës së dytë kur në minutën e 48-të Thrandarson shkundi sërish rrjetën e rrogozhinasve. Me kalimin e minutave islandezët menduan më shumë për mbrojtjen, teksa kampionët e Shqipërisë kërkuan me ngulm golin për ta rihapur ndeshjen, me skuadrën e Tetovës që provoi me ngulm, me goditje nga distanca, por që në fund rezultuan vetëm një iluzion.
Në fund 0-2 dhe Egnatia e mbyll këtu rrugëtimin në UEFA Conference League me një eliminim që dhemb, teksa në krahun tjetër, Vikingur vijon rrugëtimin në arenën europiane.
Edhe Partizani nuk ia del dhe eliminohet nga UEFA Conference League. Skuadra e Orges Shehit nuk ia doli të përmbyste humbjen e një jave më parë 0-2 ndaj Iberia 1999, me këta të fundit që kalojnë në turin e trete të këtij kompeticioni falë edhe fal barazimit pa gola në “Elbasan Arena”.
Partizani diktoi ritmin në pjesën e parë, teksa provoi shpesh herë të kërcënonte portën e kundërshtarit, por në asnjë moment nuk ia doli të gjente golin. Edhe pjesa e dytë nuk solli ndryshim rezultati, me kryeqytetasit që në asnjë moment nuk gjetën forcën e duhur për të rihapur ndeshjen, teksa me kalimin e minutave gjeorgjianët menduam disi më shumë për mbrojtjen.
Një fund pa gola dhe pa fitues në “Elbasan Arena”, por me Partizanin që e mbyll këtu aventurën europiane, në turin e dytë të UEFA Conference League.
Vazhdojne me tej keshtu ne turin e trete kualifikues te Conference Ballkani, Drita dhe ekipi i Malit te Zi por me president shqiptar, Decic i Tuzit. Ja turi i trete kualifikues:
Auda-Drita (8 gusht -15 gusht)
Ballkani-Larne (8 gusht – 15 gusht)
Helsinki-Decic (8 gusht-15 gusht)
Ja skeda e te gjitha perballjeve ne Conference League – Turi i trete kualifikues