Top-ekipi i lojtarëve pa kontrata, që do të luante denjësisht në Champions League

3 Gusht 2024
8:30
Alfred Lleshi
back button

Filloi muaji gusht dhe së shpejti garat në të gjithë Europën do të startojnë. La Liga, Premier League, Serie A, Bundesliga…; të gjithë janë gati të konkurrojnë, ndaj merkatoja e transferimeve bëhet më e ndezur se kurrë. Megjithatë, kjo dritare transferimi po lë pa kontrata lojtarë të nivelit të lartë. Në fakt, janë 11 lojtarë të lirë, veç të tjerëve, që mund të konkurrojnë denjësisht si ekip hipotetik në Champions League.

Shumë lojtarë të mëdhenj kanë lënë që kontratat e tyre të skadojnë dhe të tjerë nuk kanë rinovuar. Fakti është se ka talent të lirë në treg me bollëk. Një fakt është domethënës: 6 nga lojtarët pa kontrata luanin në Ligën e Kampionëve, sezonin e kaluar, dhe dy të tjerë ishin në garat europiane midis “Europa League” dhe Ligës së Konferencës.

Porta e këtij top-ekipi lojtarësh të lirë do të ishte për De Gea, i cili ka një vit i papunë, por çfarë niveli ka për të konkurruar nëse gjen formën dhe kap ritmin e garës. Keylor Navas, një kampion europian, mund të presë mundësinë e tij në stol.

Un once de jugadores sin contrato.

Në pjesën e pasme ka shumë opsione. Në krah do të dominonin Hummels (finalist në Champions League sezonin e kaluar), Mario Hermoso, Sergio Ramos apo vetë Sergi Roberto, me të cilin Barça nuk ka rinovuar. Po ashtu mund të zgjidhni Matip, dikur i Schalke dhe Liverpool; Ricardo Rodriguez, lojtar i Kampionatit Europian me Zvicrën dhe në radarin e Betisit, apo Scott Mckena, skocezi që përfundoi te Forest.

Në qendër të fushës do të kishte mjaft elementë pa skuadër: Rabiot, Guido apo turku i Lille, Yazici. Njëherazi do të kishte më shumë opsione si ato të André Gomes, Miranchuk apo vetë Iker Muniain.

Sa i përket sulmit, Menphis Depay do të udhëhiqte repartin, i shoqëruar nga Martial dhe Pépé. Nivel shumë i lartë për të qenë pa kontratë. Opsione të tjera do të ishin Ben Yeder, ose veteranët Di María, James Rodríguez dhe Alexis Sánchez.

Merkatoja ka hyrë në muajin e tij vendimtar dhe do të ketë akoma shumë lëvizje. Këta lojtarë kanë avantazhin që nuk kanë kontratë aktuale dhe nuk iu nënshtrohen afateve kalimtare, por padyshim që do të donin të gjenin një ekip para fillimit të sezoneve kombëtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit