Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, analizon fitoren me përmbysje 2-1 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich: “Ne jemi të lumtur, ndodhi përsëri. Gjithmonë ndodh përmbysja me ne. 90 minutat e dukën shumë të gjata në “Bernabeu”, kështu ishte edhe këtë herë. Ne luajtëm mirë, e merituam të fitonim, ashtu siç ndodh në këto ndeshje të nivelit të lartë”.
A ka ndonjë moment që do ta mbani mend më shumë?
Kur arbitri i binte bilbilit (qesh).
A ishte aktivizimi i Joselu i sugjeruar nga djali juaj, Davide?
Ne diskutuam, ideja e Joselu u nda mes stafit teknik, sepse në atë moment kishim kontrollin dhe ai është shumë i fortë në zonë.
Sa e rëndësishme është të mbështeteni në një staf si ky?
Delegimi i lidershipit është shumë i rëndësishëm. Unë jam mjaft me fat që kam një staf të nivelit të lartë dhe lojtarë shumë të fortë në karakter.