Marotta dhe Ausilio janë në kërkim të një profili që mund të luajë si qendërmbrojtës në mbrojtjen me tre lojtarë dhe ta zërë atë rol për shumë vite.
Për këtë arsye, drejtuesit e Inter-it i kanë vënë syrin një lojtari i cili tashmë ka treguar talentin e tij në disa raste në Premier League dhe që mund ta bëjë këtë edhe në Itali. Bzëhet fjalë për Jarell Quansah.
Ai është 21 vjeç, me kombësi angleze, por me origjinë skoceze dhe është i lidhur me Liverpool me një kontratë deri në qershor 2027.
Mund të përmirësohet akoma shumë, por pengesat për operacionin nuk mungojnë.
Edhe pse profili i tij është mjaft i njohur, nuk mungojnë vështirësitë në përfundimin e marrëveshjes, ose më mirë vetëm për haptjen e negociatave me Liverpool-in.
Në fakt, Reds e vlerësojnë jo më pak se 25 milionë euro dhe duke pasur parasysh shifrat që qarkullojnë për këtë mbrojtësi shuma mund të rritet më tej dhe të kalojnë 35-40 milionë pa shumë probleme.
Oaktree tashmë po mendon të miratojë një investim të tillë, por e rëndësishme është se është një lojtar i ri dhe me perspektivë, i cili më pas mund të sjellë dividentë të mëtejshëm dhe të shumëfishojë vlerën e tij në fushë.
Megjithatë, nuk është e lehtë të marrësh “po”-në e Liverpool-it, duke qenë se ata po e përdorin shumë lojtarin e tyre, në fakt ai mund të ketë gjithnjë e më shumë hapësirë sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, Interi është duke monitoruar të ardhmen e tij dhe në pritje të evolucionit të gjërave, duke shpresuar se ka hapësira teknike dhe ekonomike për ta bindur atë të veshë fanellën e zikaltërve.