Talenti brazilian i Manchester City merr numrin e idhullit të tij dhe premton të bëjë historinë

6 Gusht 2024
7:20
Telesport
back button

Nënshkrimi i ri i Manchester City, mesfushori brazilian Savinho është zotuar të shkruajë kapitullin e tij në historinë e klubit anglez.

Anësori 20-vjeçar brazilian erdhi këtë verë nga Troyes, në një marrëveshje 5-vjeçare, ndërkohë që sezonin e kaluar ai kishte një rol kryesor te spanjollët e Girona, kua luante në huazim.

Savinho ndihmoi skuadrën spanjolle të kualifikohej në Champions League. Në një intervistë, braziliani zbuloi se kur ishte i ri ai kishte si idhull ish-mesfushorin e City, Riyad Mahrez.

Për këtë arsye, ka zgjedhur të marrë fanellën me numrin 26, si të algjerianit. “Jam shumë i lumtur dhe i nderuar që jam këtu. Mezi pres të vesh fanellën, të futem në fushë dhe t’ju tregoj se çfarë mund të bëj”, tha Savinho.

Unë mund ta shoh veten si pjesë e këtij grupi dhe do të luaj futbollin tim më të mirë për Manchester City. Ajo që dua është të punoj shumë me trajnerët dhe bashkëlojtarët e mi në mënyrë që të zhvillohem”, u shpreh braziliani.

Është një faqe e re në histori dhe jam i kënaqur që luaj në Champions League me Manchester City. Dua të eci përpara nga ajo që arrita me Girona sezonin e kaluar”, tha Savinho.

Mahrez ishte një model për mua që kur e shikoja si fëmijë. Ka ngjashmëri me lojërat e mia. Ai ka shkruar historinë këtu, por Mahrez është Mahrez, Savinho është Savinho. Tani është radha ime të bëj historinë time këtu”, u shpreh Savinho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit