Zielinski gati për sezonin e parë me Inter: Pritshmëritë janë të mëdha, shpresoj të jap kontributin tim këtu

6 Gusht 2024
13:22
Telesport
back button

Piotr Zielinski është gati të përballet sezonin e parë me fanellën e Inter dhe pak ditë para fillimit të kampionatit flet për karrierën dhe ambiciet e tij. “Sporti është një pasion familjar. Unë kam dy vëllezër më të mëdhenj dhe babai im, kur isha i vogël, më merrte me ta në fushë. I detyrohem shumë dhe shpresoj që ai të jetë krenar për rezultatet që kam arritur”, tha Zielinksi.

Megjithatë, polaku shton se falë nënës së tij ka arritur të bëhet i aftë me të dyja këmbët. “Gjatë një turneu, për një penallti, e pyeta nëse mendonte se mund të përdorja këmbën e majtë dhe ajo më inkurajoi ta bëja këtë. Pasi shënova një gol, fillova të stërvitem me të dyja këmbët”.

Zieliński nuk është i apasionuar vetëm pas futbollit. Nëse nuk do të ishte bërë futbollist do të ishte përpjekur të bënte një karrierë si tenist. “Unë jam vërtet i apasionuar pas këtij sporti. Federer ishte një frymëzim i madh për mua, veçanërisht për shkak të klasit të tij të jashtëzakonshëm”.

Më pas ai shton se gjithashtu i admiron shumë Rafael Nadal dhe Novak Djokovic për talentin e tyre të jashtëzakonshëm. Kur ishte i vogël, lojtari i tij i preferuar ishte mesfushori çek Tomáš Rosický për këmbënguljen dhe teknikën e tij, dhe më pas erdhën Zidane, Ronaldinho, Iniesta, të cilët e frymëzonin gjithmonë.

Pika e kthesës në karrierën e tij ishte sigurisht kalimi në Itali, që ndodhi kur ai filloi në Udinese. “Ishte një ndryshim i madh për mua, por klubi më ndihmoi shumë. Një herë në muaj i merrnin nënës sime një biletë avioni për në Itali, që familja ime të ishte me mua. Kam kujtime të mrekullueshme nga tre vitet e mia në Udine”, tha Zielinski

Kam pritshmëri të mëdha dhe shpresoj se mund të futem shpejt në ekip dhe të bëhem pjesë integrale e tij. Shpresoj të jap kontributin tim për të vazhduar ta udhëheq klubin drejt fitores. Mendoj se çdo trajner që kam takuar në karrierën time ka mundur të më mësojë diçka. Ata më inkurajuan të besoj në veten time, të punoj shumë dhe të jap gjithçka për veten dhe ekipin tim”, u shpreh polaku.

Zieliński, gjithashtu e konsideron jetën në dhomat e zhveshjes një moment me rëndësi jetike: “Dhoma e zhveshjes është pjesë e punës sonë. Unë ende duhet të njoh më mirë shokët e mi të rinj, por kam dëgjuar se ky grup është fantastik dhe shumë i lidhur ngushtë; Jam i sigurt se do të vendosem shpejt”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit