Edon Zhegrova magjik te Lille pasi goli i tij në frymën e fundit i dha suskesin Lille ndaj Fenerbahces në ndeshjen e vajtjes në Francë, e vlefshme për turin e tretë kualifikues të Champions League.
Shqiptari ka shënuar nga distanca, i ndihmuar edhe na devijim, duke lënë kështu hidhërimin në sytë e Mourinhos & Dzekos, teksa në fakt kishin qenë turqit ato që shënuan me Irfan Kahveci golin e barazimit të përkohshëm pas golit fillestar të Thiago Santos nga ekipi i Lille.
Pas një jave në Stamboll pritet një ndeshje ferri sigurisht por Lille ka marrë një fitore tepër të rëndësishme.
Sa i perket sfidave te tjera, Ludogorets fitoi një ndeshje tepër të vështirë në Azerbajxhan ndaj Qarabag, që mbeti edhe më kuq, kurse Sparta Praga e shqiptarëve Laçi, Krasniqi dhe Tuci nuk shkoi më shumë se një barazim në Çeki 1-1 ndaj Steaua Bukureshtit.
Barazim dolën edhe Malmo-PAOK por edhe Dinamo Kiev-Rangers, me ukrainasit që shënuan të parët por skocezët barazuan.
Midtjylland fitoi 2-0 ndaj Ferencvaros duke hedhur hap të sigurtë drejt kualifikimit, teksa u mbyll në 2-1 sfida mes Salzburg dhe Tëente me miqtë që ishin duke humbur 2-0 por shënuan në fund një gol që rihap lojërat në kuadër të ndeshjes së kthimit.