Lautaro Marinez karikon Inter: Mezi prisja të rikthehesha, të luftojmë për objektivat tona

7 Gusht 2024
9:57
Telesport
back button

Pasi fitoi Copa America me kombëtaren e Argjentinës sulmuesi Lautaro Martinez ka mbërritur në Milano, për t’iu bashkuar ekipit të Inter dhe prë të nisur fazën përgatitore.

Lojtari është vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Simone Inzaghi, që më në fund ka të kompletuar të gjithë skuadrën. Vetë sulmuesi është shprehur i kënaqur për rikthimin në stërvitje.

Mezi prisja të kthehesha në stërvitje me shokët e mi. Tani e tutje, të përgatitemi sa më mirë për fillimin e kampionatit dhe të luftojmë për qëllimet tona sezonale“, u shpreh Lautaro Martinez.

Tashmë që lojtari u rikthye në Milano pritet të rinisin edhe bisedimet për një rinovim të kontratës. Presidenti Beppe Marotta është shprehur se gjithçka është e mbyllur, por priten firmat.

Lautaro është edhe një nga kandidatët për fitimin e Topit të Artë për këtë vit, falë paraqitjeve të mira që ka bërë në fushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit