Në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Real Madrid, humbur sot 1-2 në Amerikë, nuk ka luajtur për Chelsea sulmuesi shqiptar Armando Broja.
Madje 22-vjeçari nuk ishte as në stol për londinezët, duke u lënë jashtë nga trajneri italian Enzo Maresca. Një veprim ky që konfirmon se sulmuesi i kombëtares shqiptare pritet të lërë “blutë” e Londrës.
Trajneri Maresca, për këtë çështje u shpreh se Broja nuk është i dëmtuar: “Jo, ai nuk u lëndua, për fat të tij dhe për ne. Nuk e di nëse do të shitet, do të shohim në dy javët e ardhshme”.
Kështu, duket se fati i sulmuesit shqiptar është i vendosur, të lërë Chelsea për një ekip ku do të aktivizohet më shumë. Ai ka oferta si nga Anglia ashtu dhe nga Italia, por ende nuk ka asgjë konkrete.