“Mendjemadhësia”, Wayne Rooney zbulon pikën e dobët të Anglisë këtë Botëror

2 Korrik 2026
19:11
Telesport
back button

Anglia vuajti jo pak ndaj D.R. Kongos në sfidën e 1/32-ve, ku fitoi me përmbysje 2-1, falë dygolëshit të Harry Kane në pjesën e dytë. Pavarësisht kualifikimit për në raundin e 1/16-ve, perfomanca e Anglisë nuk ishte në nivelin e saj më të mirë dhe për këtë nuk kanë munguar kritikat.

Ish-sulmuesi i “Tre Luanëve”, tashmë në rolin e opinionistit, Wayne Rooney, zbulon problemin kryesor të Anglisë, që sipas tij është nënvlerësimi që i bëjnë kundërshtarit dhe mendjemadhësia në fushë, sidomos në repartin e mesfushës.

“Po të ishte Franca, Spanja apo Argjentina, për shembull, nuk do të shihje ato boshllëqe në mesfushë. Lojtarët e Anglisë po luajnë me pak mendjemadhësi. Duhet të krijosh zakone të mira në fushë dhe ky është kompeticioni ideal për ta bërë këtë gjë”, tha Rooney.

Ish-sulmuesi foli edhe për përballjen e radhës së Anglisë ndaj Meksikës.

“Nuk kam dyshim se Anglia është një ekip më i mirë se Meksika, por ajo që Meksika ka pas janë tifozët e saj; ata kanë emocionin e të luajturit para popullit të tyre. Nëse Anglia do ta fitojë këtë Kupë Bote, kjo mund të jetë ndeshja më e vështirë”, tha Rooney.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit