Hansi Flick, trajneri i Barcelona-s, ka folur pas ndeshjes miqësore me Milanin, e cila u mbyll barazim dhe më pas u fitua me penallti nga kuqezinjtë.
Këto kanë qenë fjalët e trajnerit katalanas:
“Unë flas gjithnjë e më shumë për ekipin tim, por më duhet të them se kur sulmon Milani, ata kanë lojtarë shumë të shpejtë.
“Një skuadër e bukur për t’u parë, dhe ata gjithashtu dinë të përdorin hapësirat që u dhamë në fillim, por ne u rikthyem dhe mendoj se veçanërisht në pjesën e dytë patëm shumë raste dhe gjithçka shkoi mirë, dhe ata kishte disa probleme”.