Pak ditë para se të nisë zyrtarisht Kupa e Botës, një problem i ri ka lindur te Franca dhe protagonist është ai, Kylian Mbappe.
L’Equipe zbulon se Kylian Mbappe është një nga lojtarët që ka dalë kundër Federatës Franceze të Futbollit, pasi është përdorur për të promovuar një kompani bastesh dhe sulmuesi ndihet i “shfrytëzuar”.
Gjatë miqësores së fundit ndaj Bregut të Fildishtë, ku Franca u mund 1-2, Mbappe, së bashku me Cherki, Doue, Olise dhe Dembele, u përdorën si imazhi i një kompanie bastesh në një reklamë sportive.
E gjitha kjo gjë siç duket ka ndodhur pa lejen e lojtarëve. I pari që ka reaguar dhe ka dalë kundër saj është Mbappe, i cili nuk dëshiron të jetë imazhi i kompanisë së basteve në fjalë.







