Massimo Moratti, ish-presidenti historik i Inter, foli për mediat në lidhje me sezonin e ri të skuadrës zikaltër. “Nuk e di nëse tregu i transferimeve tek Inter ka përfunduar, por me ardhjen e Zielinski dhe Taremi, plus të tjerë që janë marrë, ne padyshim mbetemi ekipi për të mposhtur në Itali”, tha Moratti.
“Unë jam i lumtur dhe entuziast për këtë, por të shohim se si do të lëvizin të tjerët. Me aq sa më duket mua, shoh se edhe sezonin e ri në Serie A nuk ka asgjë për askënd tjetër. Inter mbetet një ekip i kompletuar, i udhëhequr si në klub ashtu edhe në fushë në një mënyrë e shkëlqyer, do të thosha perfekte”, u shpreh më tej Moratti.
Ish-presidenti sikaltër ka vlerësuar punën e bërë nga Beppe Marotta, që tashmë mban spaletat e presidentit të ri: “Një menaxher i zgjuar, një person vërtet i aftë dhe një profesionist që ka ndryshuar drejtim dhe i ka dhënë Interit një rrugë të re. Edhe puna e bërë nga Steven Zhang nuk duhet harruar, duke qenë se është mbushur me trofe dhe të fitosh në Inter nuk është kurrë e lehtë”.







