Miqësorja e fundit e Inter, ku u mund 2-0 nga arabet e Al-Ittihad, solli edhe disa dëmtime, që krijuan jo pak dhimbje koke për trajnerin Simone Inzaghi.
Por sot, dy lajme pozitive vijnë nga qendra stërvitore “Appiano Gentile” për Inzaghin. Rikuperimi i lojtarëve të dëmtuar po ecën pozitivisht
Aq sa ideja është që Mehdi Taremi dhe Marko Arnautovic të mund të kthehen në grup nga e marta e ardhshme deri të mërkurën. Pra, ata do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Genoa në kampionat.
Ndërkohë, te klubi zikaltër vazhdojnë përgatitjet për startin e kampionatit dhe ndaj Genoa pritet të mungojë De Vrij, që u dëmtua së fundi dhe sot do të kryejë testet e zakonshme mjekësore.