Ka nisur mbarë aventura e mundësit shqiptar Islam Dudaev në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Në peshën 65kg të stilit të lirë, ai mundi me lehtësi 10-0 rivalin Gaku Akazaëa të Samoa, duke avancuar në çerekfinale.
Një sfidë që zgjati më pak se 3 minuta, pasi epërsia e Dudaev në tapet ishte e madhe, duke e dominuar duelin që në periodën e parë. Kapjet e fuqishme të tij nuk i dhanë asnjë shans rivalit të rivalizojë.
Për pasojë, sfida u ndal para kohe, me Dudaev që fitoi me epërsi pikësh teknike dhe tashmë pret të mësojë emrin e rivalit me të cilin do të përballet në çerekfinale. Ai është mundësi i tretë kuqezi në këtë Olimpiadë.