Çiklisti zviceran Guillaume Haldimann (skuadra Humard Velo-Passion) është fitues i etapës së tretë të Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë, Elbasan-Vlorë, 172km e gjatë.
Në përfundim të një etapë të dueluar deri në fund, ai dha kohën 3h04’55”. Në sprintin final, zvicerani la pas katër garues të tjerë, që dhanë të njëjtën kohë me të në finish.
Ky sukses i jep mundësi Guillaume Haldimann që të mbajë edhe fanellën e verdhë të liderit të Turit, duke zbritur nga froni belgun Cooman. Pas tri etapash, zvicerani udhëheq me kohën e përgjithshme 10h03’58”.
Ajo që bie në sy është se në këto tri etapa të parë asnjë çiklisti shqiptar nuk ka mundur të ngjitet në podium. Një paraqitje që lë për të dëshiruar, me shpresën që trendi të ndryshojë në dy etapat e mbetura.
Turi 83-të Çiklistik
Etapa 1, Tiranë – Lezhë, 177km, Kjell Cooman
Etapa 2, Lezhë – Elbasan, 150km, Samuel Fedor
Etapa 3, Elbasan – Vlorë, 172km, Guillaume Haldimann
Etapa 4, Vlorë – Vlorë, 149km
Etapa 5, Vlorë – Fier, 123km







