Ronaldo në lot. Një gol në shtesë i Spanjës eliminon Portugalinë (video)

6 Korrik 2026
23:01
Telesport
back button

Spanja ka fituar 0-1 ndaj Portugalisë dhe pret biletën për në çerekfinale. Sfida e luajtur në Texas ishte e ekuilibruar, por befasia ndodhi në minutat shtesë të pjesës së dytë.

“La Roja” e nisi më mirë takimin, duke pasur një mundësi të artë me Mikel Oyarzabal në minutën e 8-të, por sulmuesi bëri më të vështirën e mundshme me goditjen e tij, duke e nxjerrë jashtë portës.

Në minutën e 16-të, Diogo Costa shpëton dy herë rresht Portugalinë, fillimisht duke ndalur goditjen e Lamine Yamal dhe më pas atë të Alex Baena.

Në minutën e 31-të, Spanja kishte një mundësi të mirë me Dani Olmo, por goditja e tij me kokë nuk ëprfundon në rrjetë. Në minutën e 36-të, Unai Simon bën një pritje të dyfishtë, fillimisht ndaj Joao Felix dhe më pas ndaj Cristiano Ronaldos.

Në minutën e 41-të, goditja e fortë e Nuno Mendes devijohet me kokë nga Pedro Porro dhe përfundon në traversë. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Pjesa e dytë fillon me të njëjtin ritëm. Në minutën e 55-të, Portugalia gjendet në telashe pas humbi një nga lojtarët më të mirë në fushë, si Nuno Mendes, që la fushën e lojës i dëmtuar.

Në minutën e 77-të, Dani Olmo kishte një tjetër mundësi, por goditja e tij që po i drejtohej portës ndalet nga Ruben Dias.

Kur të gjithë prisnin që sfida të mbyllej barazim dhe të shkonte në shtesë, ishte Mikel Merino që gjeti golin në minutën e 90+1, pas një asisti të jashtëzakonshëm të Ferran Torres.

Për Portugalinë nuk ka më kohë dhe ndeshja mbyllet 0-1 në favorin e spanjollëve, të cilët do të ndeshen në çerekfinale me fituesin e çiftit SHBA-Belgjikë.

SHIKOGOLIN

Lajme të tjera

Lajmet e fundit