Rasti i Balogun, Infantino sqaron përfshirjen e Trump: Kështu funksionon sistemi i FIFA-s…

6 Korrik 2026
20:30
Telesport
back button

Vendimi i fundit i FIFA-s për të pezulluar kartonin e kuq të Folarin Balogun, i marrë në ndeshjen ndaj Bosnje Hercegovinë, ka shkaktuar një tërmet të vërtet në Botëror, ku nuk mungojnë dyshimet dhe akuzat për përfshirjen e Donald Trump në vendimin e dhënë nga organi më i lartë qeverisës i futbollit.

“Organet gjyqësore të FIFA-s janë të pavarura. Po, unë diskutoj rregullisht çështje që lidhen me Kupën e Botës me Presidentin e SHBA-ve dhe lidhur me këtë temë, mora një telefonatë nga Presidenti Donald Trump, ashtu siç marr telefonata nga krerë të tjerë shtetesh, zyrtarë qeveritarë, palë të interesuara në futboll dhe drejtues biznesi nga e gjithë bota për një gamë të gjerë temash.

Gjatë bisedës me Trump, i shpjegova se kishte një proces ligjor në vazhdim që përfshinte organet e pavarura gjyqësore të FIFA-s, dhe se çështja do të vendosej në kohën e duhur nga organet kompetente. Kështu funksionon sistemi i FIFA-s, dhe është një parim që unë gjithmonë do ta mbroj”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit