“Nëse Ancelotti do të kishte qenë trajner brazilian, do ta kishin bërë copë-copë deri tani”

6 Korrik 2026
21:23
Telesport
back button

Eliminimi i Brazilit nga Norvegjia ka shkaktuar një fortunë të vërtetë të pesë herë kampionët e Botës, të cilët për herë që nga viti 1990 nuk arrijnë dot as në çerekfinalet e Botërorit.

Vanderlei Luxemburgo, ish-trajneri i Brazilit dhe i Real Madridit për një sezon, nuk ka kursyer kritikat ndaj trajnerit Carlo Ancelotti, duke e bërë atë fajtorin kryesor për eliminimin.

“Ancelotti bëri shumë gabime në këtë Kupë Bote dhe mediat nuk po thonë asgjë. Në djall… Nëse do të kishte qenë trajner brazilian, do ta kishin bërë copë-copë deri tani. Por, meqenëse është i huaj, askush nuk thotë asgjë.

Si mund të kalojë Brazili 90 minuta duke u mbrojtur kundër Norvegjisë? Brazili luajti me frikë”, u shpreh Luxemburgo, përmes disa postimeve në rrjetet e tij sociale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit