Bie pas 14 vitesh rekordi botëror, atleti 20-vjeçar vendos kohën e re në disiplinën 110 metra me pengesa

11 Qershor 2026
11:22
Telesport
back button

Atleti amerikan Ja’Kobe Tharp vendosi një rekord botëror në garën e 110 metrave me pengesa. 20-vjeçari dha kohën 12.75 sekonda në garat e Kampionatit Universitar në Eugene.

Tharp, i cili nuk kishte vrapuar kurrë nën 13 sekonda në këtë disiplinë, theu rekordin e mëparshëm prej 12.80 të vendosur nga bashkëkombësi i tij Aries Merritt në vitin 2012 me pesë të qindtat e sekondës.

E dija që mund ta bëja, por nuk e prisja për këtë garë“, tha Tharp, që shtoi: “Ndihesha i shpejtë, por duke parë këtë kohë më la pa fjalë.”

Atleti i Universitetit Auburn, përfundoi i gjashti në Kampionatin Botëror në Tokio në shtator 2025, në këtë disiplinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit