Zhvillohet kampionati i atletikës: “Mbretëresha” shpall më të mirët e 2026-ës, shkëlqejnë Tirana dhe Vllaznia

12 Qershor 2026
13:03
Telesport
back button

Në stadiumin “Elbasani” u zhvillua për dy ditë me radhë Kampionati Kombëtar i Atletikës, eventi më i rëndësishëm i FSHA-së. Vllaznia për meshkuj dhe Tirana për femra konfirmohen si skuadrat më të mirë, duke u shpallur kampionët e vitit 2026.

Për t’u veçuar fakti se për shkodranët ky është titulli i 30-të në histori, i 18-ti radhazi, çka konfirmon dominimin në këtë kategori. Dy atletët më të mirë të kampionatit ishin Luiza Gega dhe Markelo Mema, të dy të klubit Tirana.

Edhe pse munguan rekordet kombëtare, rivaliteti ishte i madh ashtu sikurse edhe pjesëmarrja, me atletët më të mirë të vendit që dueluan deri në fund. Ky event mbyll aktivitetet kombëtare të sportit ntë “mbretëreshës” për këtë sezon.

Kampionët-Meshkuj

100m, Endri Rakaj (Vllaznia), 11”03

110m/p, Dirjan Idrizaj (Vllaznia), 15”44

200m, Franko Burraj (Vllaznia), 21”23

400m, Franko Burraj (Vllaznia), 46”45

400m/p, Durjan Idrizaj (Vllaznia), 56”78

800m, Sidrit Kopliku (Vllaznia), 2’01”11

1500m, Sidrit Kopliku (Vllaznia), 4’15”07

3000m, Redon Goskova (Partizani), 9’52”26

3000m/p, Ilir Këllezi (Skënderbeu), 12’09’52

5000m, David Nikolli (Partizani), 15’05”86

10000m, David Nikolli (Partizani),

Disk, Admir Dizdari (Teuta), 40.13m

Shtizë, Besmir Ustalli (Tirana), 48.88m

Gjyle, Azgan Zeka (Teuta), 13.96m

Çekiç, Markelo Mema (Tirana), 74.37m

Së larti, Milen caco (Skënderbeu), 1.95m

3/hapsh, Kolindo Kiri (Vllaznia), 13.38m

Së gjati, Muhamet Çengeli, (Vllaznia), 7.71m

Ecje sportive, Bledar Mesi (Tirana), 25’28”65

4x100m, Vllaznia, 42”57

4x400m, Skënderbeu, 3’26”67

Skuadra kampione: Vllaznia, 167 pikë

Sportisti më i mirë: Markelo Mema (Tirana)

Kampionet-Femra

100m, Phoebe Mustafaraj (Tirana), 12”54

100m/p, Rexhina Berami (Partizani), 15”10

200m, Iliana Beqiri (Tirana), 25”48

400m, Iliana Beqiri (Tirana), 55”89

400m/p, Livia Topi (Skënderbeu), 1’01”16

800m, Relaksa Dauti (Tirana), 2’11”30

1500m, Kristina Pura (Tirana), 4’52”91

3000m, Redia Dauti, 10’02”88

3000m/p, Luiza Gega (Tirana), 9’46”01

5000m, Redia Dauti (Tirana), 17’30”36

10000m, Luiza Gega (Tirana), 35’52”34

Shtizë, Mei Sokoli (Partizani), 34.60m

Gjyle, Yipsi Moreno (Tirana), 11.05m

Çekiç, Yipsi Moreno (Tirana), 62.66m

Së larti, Rexhina Berami (Partizani), 1.55m

3/hapsh, Antonita Curri (Fortius), 11.77m

Së gjati, Erisa Rrasa (Vllaznia), 5.50m

Ecje sportive, Ejona Cufe, 27’45”65

4x100m, Tirana, 47”44

4x400m, Tirana, 3’55”94

Skuadra kampione: Tirana, 227 pikë

Sportistja më e mirë: Luiza Gega (Tirana)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit