Santiago Gimenez nuk bën pjesë në projektin e Ruben Amorim, ndaj meksikani do të largohet gjatë kësaj vere nga Milan. Për Gimenez ka interes konkret nga dy klubet e Serie A: Fiorentina dhe Lazio.
Fiorentina do të tentojë Gimenez, vetëm nëse shitet Moise Kean. Në anën tjetër, Lazio duket destinacioni më i mundshëm për meksikanin, pasi dhe ky i fundit duket se ka dhënë miratimin e tij për këtë lëvizje.
E vetmja çështje që mbetet ende për t’u vendosur është formula e transferimit. Lazio preferon huazimin me të drejtë blerjeje, por mund të bëjë edhe një sforco ekonomike për blerjen e tij direkt këtë verë. Milan preferon shitjen përfundimtare dhe pretendon 30-35 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin.







