Mundësi shqiptar Islam Dudaev i ka dhuruar një tjetër medalje historike vendit në Lojërat Olimpike të Parisit, duke mundur numrin një të botës në peshën 65 kg, Iszmail Muszukajev.
Sportisti shqiptar e kontrolloi prej fillimit ndeshjen, duke garantuar katër pikë me një hedhje të realizuar thjesht, si dhe dy pikë të tjera duke e shtrirë në kurriz sfiduesin e tij.
Hungarezi Muszukajev arriti ta barazonte rezultatin në 12-12, por Dudaev arriti të siguronte 1 pikë në sekondat e fundit me një lëvizje të bukur.
Më herët, mundësi amerikan Retherford u tërhoq nga gara pasi nuk arriti peshën ideale për t’u përballur me Dudaevin. Kjo i dha mundësinë mundësit shqiptar të kualifikohet automatikisht në finalen për medaljen e bronztë
Të shtunën ishte mundësi tjetër shqiptar, Chermen Valiev, që shkroi historinë në Paris 2024.
Mundësi kuqezi i dhuroi Shqipërisë medaljen e parë në historinë e Lojërave Olimpike. Ai mposhti me rezultatin 6–2 në finalen për medaljen e bronztë Viktor Rassadin nga Taxhikistani në stilin e lirë në mundje në peshën deri në 74 kg.