Manchester United, vjen një lajm i mirë pas humbjes me City-n

11 Gusht 2024
14:30
Denis Hakanaj
back button

Të shtunën u zhvillua Community Shield, me Manchester United që humbi me penallti ndaj Manchester Cityt, pasi skuadra e Guardiola-s arriti të barazonte në fund të 90 minutave.

Megjithatë, pas nokautit, disa lajme të mira vijnë për tifozët e Djajve të Kuq: sipas Fabrizio Romano, mesfushori portugez Bruno Fernandes do të vazhdojë të jetë lojtar i Manchester United deri në vitin 2027 me mundësinë e rinovimit të kontratës edhe për një vit shtesë.

Është arritur një marrëveshje mes palëve dhe mesfushori portugez pritet të nënshkruajë kontratën e re para përfundimit të merkatos.

Ndërkohë, pas ndeshjes së humbur ndaj kushërinjve, trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, foli për ITV:

“Një rezultat i vështirë për t’u pranuar. Kur performanca është e duhur, kur humbet të gjithë ndihen të zhgënjyer. Duhet të vuash dhe ne duhet të vuajmë. Ne duhet ta kemi këtë bindje edhe në kampionat”.

Për rastet e humbura: “Ne ishim shumë të mirë në realizimin e golit të dytë në finalen e FA Cup para pjesës së parë dhe nuk mund ta bënim këtë herë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit