Pas Nico Paz, Como nuk përmbahet në merkato dhe bën transferimin e radhës për 14 milionë euro

2 Korrik 2026
17:09
Telesport
back button

Duke qenë se do të marrë pjesë në Champions League për herë të parë në historinë e saj në sezonin e ri, Como është mjaft aktive deri tani në merkato. Klubi i drejtuar nga Cesc Fabregas ka siguruar së pari ka siguruar Nico Paz për një shifër rekord prej 60 milionë eurosh.

Ndërkohë, ditën e sotme Como ka zyrtarizuar goditjen e radhës në merkato. Como ka nënshkruar zyrtarisht me mbrojtësin e majtë brazilian, Kaiki Bruno da Silva nga Cruzeiro, në formë huazimi me detyrim blerjeje për 14 milionë euro.

“Kaiki është një mbrojtës modern që zotëron shpejtësinë, energjinë dhe guximin për të luajtur përpara”, tha trajneri Cesc Fabregas në intervstën për faqen zyrtare të klubit. Fillimisht Como do të paguajë 2 milionë euro për huazimin e 23-vjeçarit dhe në fund të sezonit do të paguajë edhe 12 milionë euro të tjera për blerjen përfundimtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit