Roma reflekton për Dybala, pasi e la në pankinë ndaj Evertonit. E joshin milionat nga Arabia Saudite

12 Gusht 2024
9:39
Alfred Lleshi
back button

Pak ditë para fillimit të kampionatit, Roma e gjen veten duke reflektuar për të ardhmen e yllit të saj, Paulo Dybala. Edhe pse propozimi nga Arabia Saudite nuk është ende zyrtarisht në tryezë, ai mund të jetë ende tërheqës për Friedkins, pronarë të klubit verdhekuq.

Roma duhet të kompletojë skuadrën me të paktën dy titullarë të rinj dhe shitja e Dybala, i cili erdhi si transferim i lirë dhe me një kontratë që skadon më 2025, do të përfaqësonte një mundësi për fitim të konsiderueshëm kapital, si dhe për të ulur faturën e pagave.

Situata është paradoksale, sidomos duke pasur parasysh se deri para pak ditësh askush nuk do ta imagjinonte një skenar të tillë. Gjatë testit të fundit të verës kundër Evertonit, trajneri De Rossi e la Dybala jashtë formacionit kryesor, një vendim që ngriti shumë pikëpyetje.

Roma ka hedhur në fushë një skuadër të përbërë thuajse tërësisht nga lojtarë që do të nisin kampionatin, me përjashtim të Dybala, i cili mbeti në stol. Në vend të tij u preferua Zalewski, të cilit i skadon kontrata dhe mund të largohet nga klubi deri në fund të gushtit.

Pavarësisht se vazhdon të stërvitet fort, siç dëshmohet edhe nga dopieta që shënoi në një ndeshjen praktikuese të fundit kundër Ostiamares, Dybala nuk fsheh një zhgënjim. Edhe pse ishte i vetëdijshëm se nuk ishte i patransferueshëm, ai nuk priste që të merrte në konsideratë një transferim pak ditë para fillimit të sezonit.

Nëse do të kishte dashur të largohej në Ligën Saudite, mund ta kishte bërë këtë muajt e fundit. Tani, megjithatë, mundësia për t’u larguar nga Roma duket më konkrete, veçanërisht pas përpjekjes për të bindur Soulé për t’u bashkuar me të në kryeqytet, një hipotezë që mund të zbehet papritur. Këtë e raporton “Corriere dello Sport”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit