Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, jep intervistën e parë nga shtrati i spitalit, ku po rikuperohet pas sulmit me thikë, marrjes së tri plagëve në trup, që fatmirësisht rezultuan jo fatale për jetën. 35-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, pasi u sulmua në veri të Barcelonës, të mërkurën pasdite.
Ai besohet të ketë qenë i përfshirë në një debat me njerëzit në zonë ndërsa ecte me qenin e tij, përpara se të shpërthente një zënkë më vonë, atë ditë, dhe Nasraoui mori plagë të shumta me thikë, sipas “La Vanguardia”.
Tre persona, që janë arrestuar nga policia spanjolle, akuzohen për tentativë vrasjeje, ndërkohë që një i katërt është arrestuar po për këtë ngjarje të rëndë. Nasraoui foli për programin spanjoll “El Chiringuito” nga shtrati i spitalit, tregioi frikën e madhe për jetën menjëherë pas sulmit:
“Falë Zotit, tani më kanë nxjerrë nag reanimacioni në pavion dhe jam pak më mirë. Duhet të jemi më të qetë, për të mirën e të gjithëve, për të mirën time dhe të familjes sime. Duhet të jem më i qetë, sepse nuk kam zgjidhje tjetër.
Duhet të mendojmë se drejtësia do të bëjë punën e saj dhe me siguri do ta bëjë këtë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Faleminderit Zotit që është shumë i madh, çdo gjë e ka një zgjidhje. Sigurisht që kisha frikë, e pashë veten mes jetës dhe vdekjes, i frikësuar si çdo qenie njerëzore”.
Djali i tij, super ylli I Barcelonës, Lamine Yamal u pa duke u larguar nga spitali, ku po rikuperohet i ati, të enjten, pasi kishte kryer stërvitjen me klubin e tij atë mëngjes. Yamal, natyrisht i shqetësuar për gjendjen e babait të tij, u pa duke u larguar nga spitali i heshtur. Nasraoui mbetet në spital në një gjendje të qëndrueshme. Thuhet se një hetim për incidentin, i cili ndodhi në orën 21:10 të së mërkurës mbrëma, është ende në vazhdim, megjithëse policia konfirmoi se ka arrestuar tre burra që po merren në pyetje.
Një zëdhënës i forcës rajonale të policisë “Mossos d’Esquadra” tha të enjten në mëngjes: “Mund të konfirmoj se tre persona janë arrestuar pas therjes me thikë të një burri në lagjen ‘Rocafonda’ në Mataro. Hetimi është ende i hapur, oficerët po përpiqen të përcaktojnë nivelin e implikimit të të arrestuarve.
Më shumë arrestime mund të ndodhin, ne nuk jemi në gjendje të ofrojmë më shumë detaje në këtë fazë hetimi në lidhje me moshën dhe kombësinë e burrave të arrestuar.
Ajo që mund të themi është se goditja me thikë ka ndodhur në orën 21:10 në një parking dhe arrestimet janë bërë disa orë më vonë. Tre personat e arrestuar janë në paraburgim. Arrestimet ndodhën në lagjen ‘Rocafonda’ në Mataro. ‘Viktima’ është dërguar në spitalin e Barcelonës.
Kishte një incident të mëparshëm që përfshinte burrat, që besohet se janë përfshirë në goditjen me thikë, pak pas mesditës së të mërkurës”. Policia thuhet se është lajmëruar nga një burrë i përshkruar në vend si miku më i mirë i Nasraoui, pas goditjes me thikë në rrugën “Frank Marshall”.
Një burim i policisë tha të enjten: “Plagët me thikë që ka marrë ‘viktima’ nuk kanë prekur asnjë organ vital dhe jeta e tij nuk është në rrezik”.
🇪🇦🇲🇦 | Aquí el vídeo de Mounir Nasraoui, el padre de Lamine Yamal, discutiendo con otros marroquíes. Según los Mossos, sería de esta discusión en la mañana de la que derivaría el apuñalamiento de la tarde, que ha dejado tres detenidos. pic.twitter.com/JqNkqGs2gQ
— ʜᴇʀQʟᴇs (@herqles_es) August 14, 2024