Tuchel i shkel sërish syrin Anglisë: Më pëlqeu të punoja në Premier League

10 Maj 2024
9:47
Telesport
back button

Pas eliminimit nga Champions League, Thomas Tuchel, trajneri i Bayern Munich, është rikthyer për të folur për të ardhmen e ti. Në një deklaratë për “TNT Sports”, ai ka konfirmuar se nuk ka asnjë shans që ai të vazhdojë me bavarezët.

Ka shumë, shumë, shumë pak gjasa që unë të jem ende këtu. Ne e kemi marrë këtë pozicion dhe ekziston një pakt mes nesh për të cilin nuk kemi dyshime. Iniciativa ka ardhur nga klubi dhe kështu është deri në fund”, tha Tuchel

I pyetur nëse ka ndonjë shans që ai të kthehet në Premier League, trajneri gjerman, që dikur ka drejtuar Chelsea, shtoi: “Më mirë të mos përgjigjem…”.

Gjithsesi, nuk është sekret që më pëlqeu të punoja në Chelsea. Më pëlqeu të punoja në Angli dhe padyshim që më pëlqeu të punoja në Premier League. Ishte një kohë shumë, shumë e veçantë në Angli, ndoshta rikthehem”, u shpreh Tuchel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit