Robert Lewandowski shënoi dy gola, edhe një herë bëri diferencën në “Mestalla”. Në sezonin e tij të tretë si lojtar i Barcelonës, polaku ka kaluar tashmë një legjendë të tifozëve katalanas si Johan Cruyff. Një dopietë që vlente tri pikë dhe e lejoi atë të gdhendte një vend në historinë e klubit blaugrana.
Lewandowski ka shënuar 61 gola në 96 ndeshjet e tij si “9” i Barçës. Nga ana e tij, Johan Cruyff e përfundoi kohën e tij si futbollist për entitetin blaugrana me 60 gola në 180 ndeshje të shpërndara në 5 sezone.
Meritat e Lewnadowskit janë të rëndësishme, megjithëse Johan Cruyff nuk ishte aspak një finalizues i lindur. Holandezi lëvizi në të gjitha anët e sulmit, gjithashtu u dallua për pasimet dhe kombinimet e tij me shokët e skuadrës.
Në çdo rast, Lewandowski shkëlqeu në një skenar kompleks siç është “Mestalla”, në ndeshjen e parë të La Liga-s dhe me një skuadër të mbushur me të rinj për shkak të dëmtimeve e problemeve me kufirin e pagave të klubit.
Valencia, në realitet, është “viktima” e tij e preferuar në La Liga. Ndaj saj ka shënuar tashmë 6 gola. Deri të shtunën mbrëma, Celta dhe Elche ishin skuadrat e tjera, të cilave iu kishte shënuar më shumë, nga 4 gola secilës.
Lewandowski dëshiron të luftojë përsëri për të qenë golashënuesi më i mirë i La Liga-s, pasi 19 golat e tij ishin larg 24 golave të Dovbick sezonine kaluar. Ukrainasi u transferua kësaj vere te Roma, pasi ndihmoi për kualifikimin e Girona në Ligën e Kampionëve.
Polaku është mësuar të shënojë dhe dëshiron të jetë referencë në fushë për shokët e rinj të skuadrës. Kundër Valencias ai shërbeu si kapiten në fushë, pasi Ter Stegen nuk mund të fliste me arbitrin nga porta, dhe frymëzoi shokët e skuadrës me përvojën e tij.