Arsyeja e diskutueshme, përtej parave, pse Gündogan po largohet nga Barça: Turp!

20 Gusht 2024
9:02
Alfred Lleshi
back button

Ilkay Gündogan dukej si një pjesë kyçe, sezonin e kaluar ishte një nga më të mirët e Barçës. Megjithatë, atë po e shtyjnë të largohet. Shpërndarja e pagës së tij prej rreth 18 milionë euro do t’i hapte dyert për regjistrime të reja, nëse gjermani do të largohej nga skuadra katalanase.

Do të regjistrohej Dani Olmo, i cili u la jashtë ndeshjes së parë të La Liga-s në Valencia. Në fakt, këtë javë është planifikuar një takim mes Barçës dhe La Liga-s për të përcaktuar saktësisht se cili është kufiri i pagave të ekipit blaugrana.

Mesfushori gjerman mbërriti falas, pasi fitoi gjithçka te Manchester City. Ai ishte një nga futbollistët më të mirë sezonin e kaluar. Një vit më vonë është në rrugën e largimit. Gündogan është i vetëdijshëm për problemet financiare të klubit dhe gjithashtu se Hansi Flick nuk do t’i japë atij minutat që dëshiron. Nënshkrimi i Dani Olmos mund ta lërë Gündogan në stol.

Por ka edhe një arsye tjetër, pse gjermani ka pranuar të dëgjojë ofertat: ai nuk është i lumtur. Për klubin nuk është prioritet. Marrëdhënia e tij me dhomat e zhveshjes është e komplikuar, pasi sezonin e kaluar i ka kritikuar disa herë publikisht bashkëlojtarët.

Eliminimi i Barçës kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve konfirmoi ndjesitë e këqija që kishte nga fillimi i sezonit. Ilkay Gündogan foli në një intervistë “flash” dhe ishte kritik ndaj daljes me karton të kuq të Araujo: “Në këto lloj ndeshjesh duhet të jesh i qartë se do të arrish topin. Nëse jo, jepi mundësinë portierit tënd të dalë. Kaq shumë minuta me 10 lojtarë në fushë, të vret”.

Nuk ishte hera e parë që mesfushori sulmonte bashkëlojtarët. “Nuk dua të them diçka që nuk duhet. Unë vij nga dhoma e zhveshjes dhe padyshim që njerëzit janë të zhgënjyer, por pas një ndeshje kaq të rëndësishme dhe një rezultati negativ do të doja të shihja më shumë zemërim dhe zhgënjim. Nuk erdha këtu për t’i humbur këto lloj ndeshjesh, aq krijimin e këtyre boshllëqeve. Unë si lojtar veteran kam përgjegjësi që të mos e lejoj skuadrën të mendojë kështu”, – tha ai pas humbjes ndaj Real Madridit.

Fjalët e lojtarit gjerman shumë shpejt u bënë “virale”. Fansat vlerësuan sinqeritetin, lidershipin dhe shpirtin e tij fitues. Sidoqoftë, në dhomat e zhveshjes “zjarri” ishte i madh. Si Koundé, ashtu edhe kapiteni Sergi Roberto nuk ngurruan t’i përgjigjen se “ata janë një ekip dhe fitoret e humbjet arrihen së bashku”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit