Roy Keane sulmon Xabi Alonson për “tradhtinë” e tij në tentativë: Te Manchester United nuk do ta toleronim kurrë…

23 Gusht 2024
9:40
Alfred Lleshi
back button

Legjenda e Manchester United, i kthyer në analist sportiv televiziv, Roy Keane, ka kritikuar sjelljen e Xabi Alonso në vitin 2008, kur ai dyshohet se refuzoi të luante për Liverpool-n, ndërsa përpiqej të detyronte transferimin e tij tek Arsenali.

Ish-futbollisti irlandez, tashmë 53-vjeçar, kritikoi edhe Steven Gerrard për të njëjtën arsye, i cili u përpoq të ndryshonte Liverpool-in për Chelsea më 2004 dhe 2005.

Roy Keane tha në podcastin “Stick to Football” se te Manchester United, Sir Alex Ferguson nuk do ta kishte lejuar atë qëndrim nga Xabi Alonso dhe Gerrard.

“Ndonjëherë një lojtar dëshiron të largohet nga një klub. Kjo është normale, por kur ata refuzojnë të luajnë, jam i befasuar që bashkëlojtarët e tyre nuk i sulmojnë. Ne nuk do ta toleronim këtë te Manchester United… Është zhgënjyese për një trajner të shohë një lojtar që nuk po bën atë që duhet të bëjë”, – shpjegoi Roy Keane.

“The Mirror” raporton se, sipas Rafa Benítez, mesfushori Xabi Alonso u përpoq të mos luante në ndeshjen mes Liverpool-it dhe Standard Liege në kuadër të Ligës së Kampionëve, sepse donte të transferohej tek Arsenali: “Ne kishim nevojë për të shitur lojtarë. Xabi kishte një marrëveshje në fuqi me ne, por fliste me një klub tjetër”.

Më në fund mesfushori spanjoll luajti dhe Liverpool-i i Benitez përfundoi duke fituar 1-0, falë golit të Dirk Kuyt në kohën shtesë. Transferimi i Xabi Alonso nga Liverpool-i tek Arsenali nuk u mbyll, ndërsa në vitin 2009 futbollisti nga Tolosas përfundoi nënshkrimin me Real Madridin.

Xabi Alonso luajti 210 ndeshje për Liverpool-in, me të cilin fitoi një Champions League (2005) dhe shënoi 18 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit